Dërgo lule nga diaspora për Shën Valentin!

[icon name=”heart” prefix=”fas”]Dërgoni lule personit tuaj të dashur në Kosovë!

Është ajo kohë e vitit; dashuria është në ajër, festa e Shën Valentinit po afrohet, e me të po rritet edhe presioni për të gjetur dhuratën e duhur për t’i shprehur dashurinë personit tuaj të zemrës.Çdo Shën Valentin ne mundohemi të gjejmë mënyrën më të mirë, e më kreative për ta bërë këtë ditë edhe më të veçantë për personin që e duam. Mendojmë se ku të darkojmë, çfarë të bëjmë që të dukemi bukur atë ditë, çfarë muzike të lëshojmë, e më së shumti rëndësi i kushtojmë zgjedhjes së dhuratës.

Për shumë njerëz procesi i zgjedhjes së dhuratës është procesi më stresues; e edhe më stresues është për personat të cilët ndodhen jashtë Kosovës, ndërsa të dashurit e tyre janë në Kosovë. Përpos që duhet të mendojnë për zgjedhjen e dhuratës ata duhet të mendojnë edhe në ç’mënyrë ta dërgojnë atë deri tek të dashurit e tyre.

Andaj ne kujdesemi që ju të shprehni dashurinë dhe kujdesin ndaj personit tuaj të dashur edhe nëse jeni me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit.

Përmes webfaqes sonë ju mund të zgjedhni dhuratën perfekte për ta, ndërsa ne sigurohemi t’u ofrojmë juve lule të frekëta, të bukura dhe plot jetë, si dhe qershia mbi tortë – transport falas kudo në Kosovë.

Këtë Shën Valentin dhuro lule, e dashuri me Agrocoop!