Pse festohet 8 Marsi, dhe cila është dhurata më e dashur për këtë ditë?

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit. Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Prej disa vitesh tashmë, në Kosovë “8 Marsi” festohet si dita e nënës por në fakt kjo ditë është “Dita Ndërkombëtare e Gruas”.  E parë në këtë këndvështrim, ajo mund të festohet për të gjitha gratë dhe vajzat në tërësi, duke patur të drejtën që secila prej tyre, të marrë një urim për këtë ditë. Mes protestash, apo momentesh festive, një gjë është e sigurt: Që në këtë ditë, asnjë grua nuk kalon pa e kujtuar si një moment dedikimi ndaj vetes e natyrisht, edhe e të tjerëve ndaj saj.

Cila është dhurata më e dashur për për këtë ditë?

Lulet mbesin dhurata që më së shumti dhurohet për 8 Mars. Ato mund ti’a dhuroni nënës, të dashurës, gjyshës, motrës, tezës apo edhe kolegës tuaj të punës. Padyshim do ti bëjnë ato të ndjejnë dashurinë dhe vlerësimin e ditës së gruas.

Shiko llojet e luleve që kemi zgjedhur për 8 Mars. Kliko Këtu!