Hapësira publike & Kopshte private

  • Dizajni i pejsazheve (landscape designe):
    kopshteve, parqeve, terasat, peinthaus-et, restorantet. zyrat.
    Pas kërkesës për dizajnim të këtyre ambienteve, vjen ekipi i cili bën matjet, fotografit dhe informatat nga klienti rreth hapësirës që dëshiron të dizajnoj dhe më pas përgatit dizajnin gjithnjë në koordinim me klientin.
  • Rregullimi i pejsazheve; Pas fazës së parë të dizajnimit dhe pas pranimit te ofertës nga klienti vjen faza e furnizimit dhe realizimit të punëve rreth projektit të gjelbërimit.
  • Furnizimet përfshijnë të gjitha bimët dhe vazot e ambientit të jashtëm dhe të brendshëm si dhe materialeve tjera që nevojiten për rregullimin e hapësirave të gjelbëra e që gjenden në Agrocoop.
    Shërbimet përfshijnë realizimin e punëve në bazë të projektit të përgatitur nga Agrocoop. Në shërbime përfshihen; Rrafshimi dhe nivelizimi i terrenit, mbushja e terrenit në dherishte humusore, mbjellja e bimëve (drunjtë, shkurre, lule, bari).
  • Mirëmbajtja e pejsazheve; mirëmbajtja përfshin mirëmbajtjen e bimëve të ambientit të brendshme dhe mirëmbajtjen e bimëve në ambientin e jashtëm. Shërbimet që kryhen në kuadër të mirëmbajtjes janë; kositja e bari, krasitja, mihja, mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit, plehërimi.